E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci-Piveti nisma e kalimit te Otrantos me not

Takimi i parë publik i Ministrit të ri të Turizmit dhe Kulturës Aldo Bumçi, ka qënë ai me zonjën Irene Piveti, presidente e Fondacionit “Learn to be Free”. Piveti ka mbërritur në Tiranë në një vizitë pune në kuadër të fondacionit që ajo drejton i cili ka për qëllim mundësimin e vendeve të punës për persona me aftësi të kufizuar.

Por projekti që ajo ka prezantuar në Shqipëri në takimin me ministrin e kulturës ka të bëjë më një nismë sportive, pikërisht me atë të kalimit me not të Adriatikut përmes kanalit të Otrantos deri në Vlorë. Sipas Pivetit ky do të jetë një mësazh progresi për Shqipërinë 20 vite pas nisjes së largimit të emigrantëve nëpërmjet detit.

Nga ana e tij Ministri Bumçi i shprehu zonjës Piveti mbështetjen për këtë aktivitet të veçantë. Irene Piveti ka qenë gjithashtu ish kryetare e Dhomës së Deputetëve si dhe gazetare e njohur e medias italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›