Gjykata e Korces burg pa afat vrasesve te 78-vjecarit

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për autorët e vrasjes së 78-vjeçarit, Halit Zeneli në fshatin Pojan të Korçës. Ndaj dy të arrestuarve Marinel dhe Eduart Demiri rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen, ndërsa për Bledar Demirin gjykata ka vendosur arrest shtëpie me akuzën e moskallzimit të krimit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës tre te mëngjesit tre ditëve më parë kur sipas policisë,djali i viktimës Petrit Zeneli, person me precedentë penalë ishte konfliktuar me disa persona të cilët në mesnate shkuan ne shtëpinë e tij për t’u sqaruar dhe debati ka degjeneruar në konflikt fizik. 78-vjeçari ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin dhe si pasojë e dhunës së ushtruar prej të rinjve ai humbi jetën.
Jorgjeta Gjançi