E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i presidentit Topi Jam jashte cdo politizimi

“Presidenti i Republikës zoti Bamir Topi ka qenë, është dhe do të jetë tërësisht në funksionin e tij kushtetues, jashtë çdo ndikimi dhe angazhimi direkt apo indirekt të partive politike”. Kjo ka qenë përgjigjia e menjëhershme e zyrës së shtypit të presidencës, pas deklaratës së kryeministrit Berisha. “Çdo përpjekje apo aludim tjetër që tenton ta pozicionojë politikisht Presidentin, është e gabuar, spekulative dhe e pamoralshme“, thuhet në një njoftim për mediat nga presidenca.

Sipas tij, ndonëse i vënë shpesh në sulme politike, topi ka refuzuar të bëhet pjesë e lojës “me të njëjtët aktorë dhe të njëjtat sjellje apolitike prej më shumë se një dekade”.Nuk mungojnë dhe këtë radhë apelet e presidencës për reflektim dhe dialog politik. për zgjidhjen e krizave dhe situatave penalizuese për qytetarët.

”Presidenti Topi ka refuzuar dhe refuzon të bëhet pjesë e këtij debati shterpë e të inskenuar dhe siç e ka deklaruar edhe më parë, votimi i tij më 8 maj ka qenë korrekt“- vijon më tej deklarata e presidencës, sipas së cilës çdo tentativë për intepretimin e votës nuk lidhet me atë mënyrë votimi, por me përgjegjësinë ekskluzive të administrimit partiak të votave si dhe me skenarët e parapërgatitur nga autorë të këtyre inskenimeve.

Lidhur me debatin mbi qëndrimin e Presidentit për ndryshimet  kushtetuese, Presidenti Topi deklaron se nuk dëshiron të jetë pjesë e tij.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›