Bumçi: Pres besimin e kryesisë
Aldo Bumçi është një tjetër kandidat dinjitoz, që do të hyjë në garën elektorale për kreun e PD-së së Tiranës. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, është një prej kandidatëve të shumtë të propozuar nga baza e demokratëve për postin e kryetarit të PD-së në Tiranë. Z. Bumçi, i cili është bashkuar me PD-në në vitin 2005, është propozuar nga seksionet e partisë në njësinë bashkiake numër 8, në të njëjtën zonë ku seksionet kanë propozuar edhe kandidatin tjetër, Besnik Mustafaj. Aldo Bumçi vlerëson si një proces pozitiv garën për postin e kreut të PD-së në Tiranë, duke vlerësuar edhe nivelin e kandidaturave që janë përfshirë në këtë garë. Aldo Bumçi edhe pse është relativisht një prurje e re në PD, ka qenë ministër i Drejtësisë, anëtar i Komisionit të Ligjeve, zëdhënës i grupit parlamentar si dhe anëtar i forumit më të lartë drejtues të partisë. Gara për kreun e PD-së së Tiranës që ka filluar nga vjeshta e vitit 2008 ka përfshirë disa prej figurave më të rëndësishme të partisë.