E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Basha takon Bajram Rexhepin

20/01/2009  Situata në veri të Mitrovicës

Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha theksoi dje se vendosja e kontrollit të plotë të autoriteteve të Kosovës në Veri të Mitrovicës, përfshirë pikat e kontrollit doganor në kufirin me Serbinë, përbëjnë një domosdoshmëri për funksionimin e shtetit ligjor në të gjithë Kosovën. Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës ish-kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi, Basha u shpreh se kjo do t’i presë rrugën veprimit të elementëve ekstremistë, kriminalitetit dhe kontrabandës dhe do t’i kontribuojë forcimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Gjatë takimit biseda u përqendrua në zhvillimet më të fundit në Kosovë, veçanërisht pas fillimit të funksionalizimit të EULEX-it në të gjithë territorin e vendit, me theks të veçantë situatën në Veri të Mitrovicës. Ministri Basha vlerësoi menaxhimin e situatës së tensionuar të sigurisë të krijuar në Mitrovicë gjatë ditëve të para të janarit nga autoritetet e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të EULEX-it dhe reagimin e menjëhershëm të tij në bashkëpunim me KFOR-in dhe organet e tjera të rendit të Kosovës për të shmangur çdo lloj dhune që do të kërcënonte sigurinë dhe rrezikonte jetën dhe pronën e qytetarëve të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›