Të kuqtë s’kalojnë dot as Bylisin
Skuadra e Tiranës ka fituar mbrëmë me rezultatin 2-1 derbin dhe sfidën e vështirë me Dinamon duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive në këto shtatë javë të para të kampionatit. Dy golat bardheblu të realizuar përkatësisht nga Memelli në minutën e 32’ dhe Muzaka në të 51’ kanë triumfuar ndaj Dinamos dhe shënuesit të vetëm për blutë, Allmuçës i cili preku rrjetën e portës së Tiranës në të 75’. Një derbi që ndonëse shpalli triumfues Tiranën kryesuese, realisht për të gjithë të pranishmit në “Qemal Stafa” ka servirur dy panorama krejt të kundërta. Emocionet e munguara thuajse totalisht në pjesën e parë të takimit me përjashtim të momentit të golit të realizuar nga bardheblutë, kanë qenë me tepricë në fraksionin e dytë të lojës.
Partizani-Bylis 1-1
I provoi të gjitha, por si përfundim Partizani nuk arriti t’i shkëputet Bylisit në bishtin e renditjes së Kategorisë Superiore. Edhe pas përballjes direkte, si të kuqtë, ashtu edhe ballshiotët ndajnë sërish dy vendet e fundit me pikë të barabarta (5). Diferencën e vetme e bëjnë golaverazhet e ekipeve. Ndryshimi i stadiumit nga “Qemal Stafa” në “Selman Stërmasi” ka qenë jo frutdhënës për djemtë e Likës, të cilët kanë vazhduar të mos fitojnë një ndeshje në shtëpi, megjithëse deri tani kanë luajtur plot 4 herë brenda në Tiranë. As rikthimi i Elis Bakajt nuk i ndihmoi nënkampionët e vjetshëm, që e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Viktor Gjylës. Elbasani u mund dje 0-1 nga Teuta e Starovës. Loja do të niste e bukur për miqtë, të cilët që në fillim rrezikuan me anë të Vilës dhe Miles por që të dy lojtarët nuk arritën të shënjestrojnë si duhet. Goli për miqtë do të vinte në minutën e 78’ me anë të Vilës. Lojtari i vetëm me Osmanin u tregua i qetë aq sa iu nevojit për të kthyer në gol pasin e marrë nga ana e shokëve të tij të skuadrës. Lushnja ka gabuar sërish në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku këtë herë është Besa ajo që del kokë lartë nga fusha. Një paraqitje shumë zhgënjyese për vendasit që kërkonin vazhdimësinë e rezultateve pozitive, por që rezultoi fatale pasi sërish gabimi del në skenë dhe Lushnja e pëson. Për kavajasit mjaftoi goli i vetëm i Lecit në minutën e 83-të që të merrte 3 pikë me shumë vlerë. Takimi tjetër mes Apolonisë dhe Flamurtarit u mbyll në barazim 1-1. Vllaznia është ndalur sërish, madje këtë herë në fushën e saj. Skuadra e drejtuar nga Agim Canaj nuk ka arritur të marrë maksimumin përballë Shkumbinit. Peqinasit duket se ia kanë marrë mirë dorën kuqebluve në Shkodër, i cili në limitet e pjesës së dytë të takimit kanë arritur t’iu rrëmbejnë kuqebluve një pikë mjaft të vyer për ta pas rezultatit 2-2.
Renditja
RENDITJA N F B H G P
1.TIRANA 7 5 2 0 10-3 17
2.VLLAZNIA 7 3 3 1 9-6 12
3. SHKUMBINI 7 3 2 2 11-9 11
4. BESA 7 3 2 2 6-5 11
5. DINAMO 7 2 4 1 7-5 10
6. FLAMURTARI 7 3 1 3 6-7 10
7. TEUTA 7 2 3 2 4-4 9
8. ELBASANI 7 2 3 2 3-3 9
9. APOLONIA 7 2 2 3 6-8 8
10. LUSHNJA 7 2 0 5 5-9 6
11. PARTIZANI 7 1 2 4 4-7 5
12BYLIS 7 1 2 4 5-10 5
Java 7
Elbasani–Teuta 0-1
Vila 72’
Lushnja–Besa 0-1
Leci 83’
Vllaznia–Shkumbini 2-2
Doçi 23’, Sinani 50’/Rizvanolli 46’50’
Tirana–Dinamo 2-1
Memelli 32’, Muzaka 51’/Allmuça 75’
Partizani–Bylis 1-1
Karapici 13’/Nenaj 55’(p)
Apolonia–Flamurtari 1-1
Mirçeta 5’/Veliu 23’