E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi shkatërron Romën, bind Milani

 

Kopertinën kryesore të kësaj jave të Serisë A e meriton Milani i cili edhe një herë tjetër nuk i ka zhgënjyer tifozët e tyre, falë një Ronaldinjo në formë të shkëlqyer. Ndonëse kuqezinjtë vuajnë në pjesën e parë, që përfundon me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta të kësaj sfide, Milani zbret në fushë me një ritëm krejt tjetër. Ançeloti hedh në fushë brazilianin Kaka, i cili do të jetë dhe çelësi i suksesit të skuadrës së tij bashkë me Ronaldinjon e Inzagin. Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ish-asi i Barcelonës zhbllokon rezultatin, pas një 11-metërshi të akorduar nga gjyqtari, për shkak të prekjes me dorë të topit në zonën e rreptësisë nga Lukini, i cili duhet gjithashtu të lërë fushën, pasi ndëshkohet edhe me kartonin e kuq. Ronaldinjo kalon në avantazh në minutën e 55-të, ndërkohë që dhjetë minuta më vonë përsëritet e njëjta gjë. Pas një kombinimi me Kakanë, ai blindon suksesin e Milanit. Mirëpo nuk ka mbaruar këtu, pasi Filipo Inzagi i zbritur në fushë në minutën e 80-të në vend të Patos shënon golin e tretë për kuqezinjtë dhe mbyll përfundimisht këtë takim. Bolonja arrin të frenojë kryeqytetasit e Lacios, pas suksesit në shifrat 3-1. Kuqeblutë e Arrigonit e blindojnë fitoren qysh në pjesën e parë, falë tri golave, një të Volpit dhe dy të Di Vaios. Zarate i zëvendësuar në pjesën e dytë nga Roki përkrah Pandevit nuk dhurojnë asgjë nga ajo çfarë kanë paraqitur në javët e fundit. Katania e Valter Zengës fiton derbin e Sicilisë kundër Palermos, me shifrat 2-0, dhe merr momentalisht kryesimin e Serisë A. Udineze nuk shkon më larg se një barazim 2-2 në Leçe. Kaljari merr tri pikë të arta në Torino. Xhenoa fiton minimalisht ndaj Sienës 1-0, ndërkohë që Kievo e Atalanta ndajnë nga një pikë në barazimin 1-1. Ndërkaq Interi ruan Kryesimin pasi ka shkatërruar në fushën e saj Romën e Luçiano Spaletit me rezultatin 4-0. 

Seria A

Të shtunën
Fiorentina – Rexhina    3-0
Napoli – Juventus        2-1
Dje
Milan – Sampdoria    3-0
Bolonja – Lacio        3-1
Katania – Palermo    2-0
Kievo – Atalanta        1-1
Xhenoa – Siena        1-0
Leçe – Udineze        2-2
Torino – Kaljari        0-1
Roma-Inter        0-4

Renditja

1     Inter    16
2    Udineze    14
3    Katania    14
4    Napoli    14
5    Milan    13
6    Lacio    13
7    Fiorentina    13
8    Atalanta    13
9    Xhenoa    12
10    Palermo    12
11    Leçe    9
12    Juventus    9
13    Siena    8
14    Roma    7
15    Bolonja    6
16    Kievo    6
17    Torino    5
18    Sampdoria    4
19    Kaljari    4
20    Rexhina    2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›