E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi, Ramës: Jep llogari për rindërtimin e bllokut



PD-ja, përmes zëdhënësit të grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, i kërkoi dje kryebashkiakut Edi Rama që t’u japë llogari banorëve të zonës 51, pse projekti i rindërtimit të Bllokut nuk u realizua në vitin 2008, siç ishte planifikuar, por fillon pikërisht tani. Partia Demokratike e konsideroi të vonuar projektin e rehabilitimit të bllokut 51 në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës. Duke reaguar ndaj fjalëve të kryebashkiakut Rama për transformim të konsiderueshëm të Tiranës gjatë inspektimeve të punimeve në këtë bllok, Bumçi theksoi: "Z. Rama ka realizuar gjatë vitit 2008 vetëm 57% të investimeve të parashikuara, çfarë do të thotë se punën e një viti e kryen për dy vite". Ai nënvizoi faktin se "në vitin 2008 Rama ka djegur fondin për strehimin, duke iu detyruar qytetarëve të Tiranës dhe në mënyrë të veçantë familjeve të pastreha të paktën një shpjegim". ''Trashëgimia e z. Rama për qytetin e Tiranës është ajo e kryeqytetit të vetëm në Evropë, të cilit iu trefishua popullsia dhe iu dyfishua sipërfaqja e ndërtuar dhe e gjitha kjo ndodhi pa një plan të përgjithshëm rregullues, pasojat e të cilit do t'i vuajnë për shumë kohë, sepse ato nuk janë si kioskat provizore që u hoqën për një muaj", - deklaroi z. Aldo Bumçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›