Topi, të verbërve: Keni mbështetjen time
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u premton mbështetje institucionale të verbërve në të gjithë vendin. Topi, gjatë takimit të djeshëm me një përfaqësi të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, siguroi mbështetjen e pandërprerë morale dhe institucionale për këtë shtresë delikate të shoqërisë shqiptare. Në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatës i paraqitën Presidentit Topi problemet me të cilat përballet komuniteti i tyre prej 10 200 personash, duke kërkuar më tepër vëmendje nga shteti për strehim e punësim. Në të njëjtën kohë, ata parashtruan edhe kërkesën e ngritur prej disa kohësh për mosindeksim të pagave të të verbërve si dhe zbatimin ligjor të “Statusit të të verbrit”, i cili përfshin të drejtën për arsimim, për punësim, lehtësira në strehim etj.