SHBA-KE: Zgjedhjet test i rëndësishëm për Shqipërinë
29/04/2009 Ambasadorët kërkojnë njohjen e rezultatit të zgjedhjeve
Në ditën kur Shqipëria dorëzoi zyrtarisht kërkesën për statusin e vendit kandidat në bashkimin Evropian, ndërkombëtarët kanë deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit janë testi i rëndësishëm i Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar politikës shqiptare të njohë rezultatin zgjedhor, pavarësisht se cila forcë politike është fituese dhe cila humbëse, si dhe të ruajë pavarësinë e institucioneve ligjore. Në mënyrë të veçantë theksi është vënë te Policia e Shtetit, e cila ka rolin kryesor në mbarëvajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.
Mesazhi
Ambasada amerikane përmes zëvendësit të saj Stephan Cristina dhe Komisioni Evropian përmes ambasadorit në vendin tonë Helmut Lohan kanë vlerësuar rëndësinë që kanë për vendin tonë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Shqipëria ka një test të rëndësishëm demokracie, që janë zgjedhjet e 28 qershorit. Së pari, duhet thënë se policia ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit dhe duhet të tregojë se trajnimet e bëra deri tani janë përftuar. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, duhet bërë kujdes që institucionet ligjore dhe pavarësia e tyre të mos cenohet”, - u shpreh Stephan Cristina, zëvendësambasador i SHBA-ve në Tiranë. Të njëjtin mesazh transmetoi edhe ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Lohan. “Sot Shqipëria dorëzon kërkesën për statusin kandidat në Bashkimin Evropian, ndërsa një sërë ngjarjesh të rëndësishme janë shënuar në pak kohë, siç është ratifikimi i MSA-së dhe anëtarësimi me të drejta të plota në NATO. Të gjitha këto ngjarje shënojnë një epokë të re, që kërkon plotësimin e standardeve të tjera. Test i parë i kësaj epoke të re janë zgjedhjet e afërta parlamentare. Është në dorën e Shqipërisë për të treguar se është gati për fazën tjetër të integrimit. Pa shtet ligjor nuk ka drejtësi”, - tha ai. Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Tiranë, zoti Robert Bosh, gjatë komenteve të tij ngriti shqetësimin e dukurisë së shtyrjeve të gjata të proceseve gjyqësore, ndërkohë i bëri thirrje qeverisë dhe mazhorancës për miratimin dhe më pas votimin e ligjit të konferencës gjyqësore. Vetë ministri i Brendshëm Bujar Nishani premtoi gjatë takimit të djeshëm se policia do të zbatojë me përpikëri dhe se strukturave të saj u është bërë e qartë se ky është një test edhe për policinë. “Siguroj të gjithë pjesëmarrësit se autoritetet shqiptare dhe Ministria e Brendshme do të vazhdojnë të synojnë zbatimin e ligjit dhe vendosjen e shtetit të së drejtës”, - tha ai. Deklaratat e ndërkombëtarëve u bënë gjatë konferencës së konsorciumit të donatorëve kryesorë që operojnë në Shqipëri, që kishte si qëllim evidentimin e masave paraprake që merren nga shteti shqiptar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Zgjedhjet
Shqipërisë i kanë mbetur më pak se dy muaj të zgjedhë 140 ligjvënësit e rinj përmes një procesi që të gjitha palët e kanë vlerësuar tepër të rëndësishme për të ardhmen e saj evropiane. E vetmja përplasje e qenësishme deri më sot ishte ajo e pajisjes së qytetarëve, veçanërisht atyre pa pasaportë, me karta identiteti.
PD-PS marrëveshje për kartat e identitetit
Fillimisht paguhen 200 lekë, pjesa tjetër 6 muaj më pas
Partitë kryesore politike në vend, ajo Demokratike dhe Socialiste, kanë rënë dakord për çmimin që duhet të paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk kanë pasaportë udhëtimi. Negociatorët e dy forcave politike kanë rënë dakord që çmimi të jetë 200 lekë. Pas negociatave prej afro një jave u arrin më në fund të zgjidhet nyja e sikletshme e çmimit që duhet të paguajë kjo kategori e qytetarëve shqiptarë. Kështu, marrëveshja, e cila duket se ka marrë bekimin nga lidershipi demokrat dhe ai socialist, pritet që t’i propozohet qeverisë në formën e një projektvendimi. Më pas në mbledhjen e ardhshme të saj do të miratohet. Por sipas kësaj marrëveshjeje, qytetarët janë të detyruar të paguajnë shumën tjetër të mbetur prej 1000 lekë, duke plotësuar çmimin e plotë të një karte të re identifikimi elektronike. Qeveria kishte vendosur një çmim prej 1200 lekë, dhe kjo duket se do të respektohet. Por marrëveshja parashikon që qytetarët pa pasaportë duhet të paguajnë pas gjashtë muajsh shumën e mbetur, pra 1000 lekëshin. Ndërkohë negociatorët e dy partive kryesore politike kanë marrë parasysh edhe skenarin e mospagimit nga ana e qytetarëve të shumës prej 1000 lekësh. Kështu, nëse afati prej gjashtë muajsh nuk do të respektohet, atëherë këta qytetarë do të vlerësohen si borxhlinj ndaj shtetit dhe do t’u nënshtrohen masave të caktuara. Kjo marrëveshje e arrirë mes përfaqësuesve demokratë dhe socialistë, nuk do të prekë skemat aktuale të subvencionit të ndërmarra nga qeveria. Vendimet e qeverisë, sipas të cilave kategorive të caktuara do t’u jepen kartat falas, do të funksionojë.
Gjendja civile, qeveria ndryshon ligjin
Padi në gjykatë kush nuk deklaron të vdekurit
Studentët, të burgosurit, të sëmurët apo edhe ushtarët janë të detyruar të deklarojnë pranë institucioneve ku jetojnë adresën e re të vendbanimit. Propozimi i Ministria së Brendshme në amendamentet për ligjin “Për gjendjen civile” ka propozuar përpilimin e regjistrave shtesë lidhur me vendbanimin e shtetasve. Sipas këtyre ndryshimeve, shtetasit kanë të drejtë të kenë një ose më shumë banesa për përdorimin vetjak apo familjar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Banesën në të cilën shtetasi jeton për më shumë se tre muaj pa ndërprerje ose më shumë se gjashtë muaj në një vit kalendarik, ka detyrimin ta deklarojë si vendbanimin e tij. Ky detyrim vlen edhe për studentët që pjesën më të madhe të kohës gjatë një viti e kalojnë larg familjes në një adresë të re, adresë e cila njihet edhe nga gjendja civile. “Nëse një student largohet nga familja e tij dhe jeton aty ku kryen studimet për ndoshta 90 % të vitit, kjo e bën atë që ta ketë vendbanimin aty ku kryen studimet. Pra, ai është i detyruar të ketë një deklarim. Këtë nuk e kemi lënë vetëm në dorë të studentëve, por kemi ngarkuar edhe institucionet që do ta bëjnë këtë”, - sqaroi gjatë një prononcimi drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti. Nuk dihet nëse ky ligj do të aplikohet në kohë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por kjo do të përkthehej si një mundësoi e studentëve për të votuar aty ku studiojnë dhe jo në vendbanimet e përhershme të tyre. “Ligji i gjendjes civili ka të bëjë me shërbimin e gjendjes civile dhe nuk bëhet në funksion të zgjedhjeve. Ai është më i gjerë, është për jetëgjatësinë e shërbimit dhe mund ta ketë jetëgjatësinë e tij disa vjet dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, - vijoi ai. Teliti ndodhej në Komisionin e Ligjeve, para të cilit, pasi prezantoi ndryshimet në fjalë, mori miratimin e ligjvënësve. Lidhur me çregjistrimin e të vdekurve Teliti tha se shërbimi i gjendjes civile, kur ka të dhëna se persona të vdekur janë në regjistrat, mund të ngrejë padi në gjykatë për të vërtetuar vdekjen.