Rama: Barazi për gratë
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zbardhur të tjera pjesë të programit të kësaj force politike për qeverinë, nëse fiton zgjedhjet, ku në themel është integrimi i gruas shqiptare në jetën publike e në vendimmarrje. Gjatë një takimi me gra dhe vajza në Tiranë, Rama u shpreh se socialistët do të krijonin kushtet vetëm të një barazie në Parlament, e do ta shoqëronin këtë hap me hapa të tjerë që ndikojnë direkt në jetën e cdo gruaje shqiptare, e si rrjedhojë ne jetën shoqërore të Shqipërisë.
“Vendosja e grave në kushte të barabarta me burrat, për t’u dhënë mundësi që të marrin pjesë në jetën politike, është vetëm njëri nga aspektet”, - tha Rama, - “ndaj ne nuk duhet të pranojmë që ky është i vetmi aspekt. Se, edhe sikur të shkojmë në një barazi të plotë të pjesëmarrjes së grave në Parlament do të ishte e pamjaftueshme nese nuk do shtrihej kjo gjë në të gjitha nivelet e pushtetit në Shqipëri. Nuk do ishte e mjaftueshme, në rast se nuk do hiqeshin pengesat diskriminuese që hasin vajzat e gratë kur duan të japin kontribut në administratën shtetërore të këtij vendi, apo në rast se nuk krijohen kushte të reja për gratë dhe vajzat me talent sipërmarrës”.
Për këtë arsye PS ka qenë e fokusuar që në planin qeverisës të flitet për politika që krijojnë jo vetëm mundësinë për të ushtruar të drejtën e përfaqësimit, por edhe të krijojë perspektivë për lirinë ekonomike të grave.