LSI: Të zbardhet skandali
Tiranë -Lëvizja Socialiste ka reaguar mbi atë që quajt në media, si falja e një hapësire detare Greqisë nga Shqipëria, marrëveshje e nënshkruar pak ditë më parë. “Territoret ujore te vendit tone, qofshin ato pranë Karaburunit, pranë Sazanit apo pranë Ksamilit nuk janë dhe s’kanë për të qenë kurrë mjet pazari personal midis Berishës dhe Karamalisit, por duhet të jenë siç kane qenë në jetë të jetëve mjet për përmirësimin e jetës se shqiptareve dhe pasuri e tyre e patjetërsueshme. Tokat dhe detet rreth Shqipërisë kane qene, janë dhe do te jene pjese e pasurisë kombëtare shqiptare dhe ne nuk do te lejojmë kurrë asnjë flamur të huaj që të valëvitet mbi to”-theksoi Besjan Pesha, zv/sekretar i Përgjithshëm në LSI.
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pesha i ka bërë thirrje Sali Berishës që urgjentisht të bëjë transparente këtë marrëveshje të pistë, që sipas kësaj force politike, i ngjan për nga përmasat marrëveshjes për shitjen e vendit nga Ahmet Zogu.
“Në vend që në bisedimet me Greqinë te shtrohej dhe te kërkohej zgjidhje për çështjen çame, për çështjen e pronave te shqiptareve ne Greqi, për të drejtat e emigranteve tanë aty, për çështjen e gjendjes se luftës dhe çështje te tjera ne interes të Shqipërisë, Berisha pranon pa kushte pushtimin në tavolinë të 220 km territor ujor”-vijoi më tej ai.