PD Halimi Shpifjet program elektoral i Rames
Demokratet permes deputetit Eduard Halimi denoncuan dje spekulimet qe kryesocialisti Edi Rama po ben permes medieve ndaj pushtetareve. Halimi iu referua rastit te GSH-se e cila ne menyre te turpshme abuzoi me emrin e djalit te Kryeministrit Sali Berisha ndaj PD-ja i beri thirrje Rames qe te distancohet nga politikat e shpifjes dhe trillimeve ndaj kundershtareve. Shqiptaret u njohen me rastin me skandaloz te poshterimit te nje gazete te perditshme nga ana e liderit te Partise Socialiste duke perhapur shpifje te paskrupullta dhe genjeshtra monstruoze mbi djalin e Kryeministrit z. Shkelzen Berisha. Publikimi ne nje gazete se Shkelzen Sali Berisha ka perfituar tendera pa permendur se perfituesi eshte Shkelzen Abdulla Berisha eshte vetem rasti i fundit i fushates se shpifjeve te kryetarit te bllokmeneve te rinj. Shembulli i poshterimit te medieve nga Edi Rama nuk eshte as i pari dhe as i vetmi. Ai eshte shembulli i simbolikes se fushates se tij qe nuk kursen askend as familjen dhe as femijet e politikaneve ne perbaltjen dhe shpifjen si te vetmin mjet politik per te luftuar - deklaroi z. Halimi. Ai permendi faktin se Rama ka sjelle ne politiken shqiptare nje kontribut personal shpifjen ndaj kundershtarit si platforme politike dhe si program elektoral. Halimi perfundoi duke thene Pa skrupuj dhe pa moral ai po shkel me kembe dhe po poshteron me radhe nga zedhenesja apo deputetja me e parendesishme e radheve te tij dhe deri tek mediet e shpifjeve dhe perbaltjeve po afer tij.