Bumçi: Vedimin e morën mbetjet e Partisë së Punës në Gjykatën Kushtetuese

Kështu ka deklarua zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi gjatë seancës së djeshme parlamentare. Gjatë debatit të lirë parlamentar, në vijim të qëndrimit të mazhorancës për të zbatuar këtë ligj, Bumçi deklaroi në seancën e djeshme se, “nuk ka ndonjë arsye morale dhe historike që populli shqiptar të mos jetë i barabartë me hungarezët, polakët apo çekët që kanë dënuar krimet e diktaturës komuniste dhe janë distancuar prej tyre”. Duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e pezulloi ligjin e dosjeve, Bumçi deklaroi se, “Ky ligj që ne kaluam, që u kundërshtua nga PS dhe sot mori vulën nga mbetjet e Partisë së Punës në Gjykatën Kushtetuese, nuk ishte për shoqërinë shqiptare, por për ne, klasën politike dhe vendimmarrësit. Ligj nuk ishte për qytetarët, por standardi që qytetarët do të na kërkonin ne, klasës politike. Ky moral i shoqërisë sonë nuk mund të gozhdohet nga mbetjet e PS-së, pasi ne jemi forca me integritet politik”. Duke komentuar qëndrimin e së majtës, Bumçi vlerësoi se përballë mazhorancës është një e majtë që ka lidhje me ish-diktaturën komuniste.
...