Mazhoranca: Po të ishte ende koha e Fehmi Abdiut, do të ishte radha e Ben Blushit për tu varur
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të dosjeve është cilësuar si peng i së shkuarës komuniste nga kryetari i grupit Kuvendor të PD-së, Astrit Patozi. Patozi ka deklaruar më tej se “Ne nuk befasohemi për vendimin e sotëm sepse ju keni një trim është i juaji e dimë qe e keni pasur idhull. Gjykata nuk mund të gjykojë një çështje përderisa është në konflikt interesi”. Patozi është ndalur dhe tek qëndrimet e ndërkombëtarëve, duke deklaruar se “Ne i mirëkuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve mbi ligjin e lustracionit. Partnerët tanë nuk janë kundër ligjit ata mund të kenë rezervat mbi mënyrën dhe ne biem dakord se pse kjo është e diskutueshme por ju nuk e keni problemi me mënyrën ju nuk doni vetë ligjin e dosjeve”. Patozi i ka kujtuar opozitës ish kreun e Gjykatës Kushtetuese ndërsa ka deklaruar se “Po të ishte në dorën tuaj Fehmi Abdiu do ishte ende në kohën e tij duke varur njerëz. Në rast se në pushtet nuk do ishte e djathta ai do jepte ende vendime per ekzekutime. Do ishte radha e Ben Blushit të varej nga Fehmi Abdiu” . Duke shprehur qëndrimin e vendosur të mazhorancës për zbatimin e ligjit të dosjeve, Patozi ka deklaruar se “Ju jeni pa shprese për tu fshehur pas dosjeve sepse ne jemi të vendosur për ta zbatuar këtë ligj”.
...