Kanoute, larg Sevillës

E ardhmja e Frederic Kanoute mund të jetë larg Sevillës.
Sulmuesi nga Mali ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka filluar të flitet për vazhdimin e saj.
“Kur një lojtar është në skadim të kontratës, është e pamundur të mos flasësh për të ardhmen. Për momentin, për fat ose për fat të keq, nuk duhet të vendos asgjë. Preferoj të mbetem i qetë, nuk duhet ta zgjedh një destinacion”, deklaroi Kanoute për ueb faqen spanjolle fichajes.net.
Kanoute ishte njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Sevillës në 10 vjetët e fundit.