E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto’o rikthehet në Inter?

Një lajm i jashtëzakonshëm ka qarkulluar të martën në Itali. Samuel Eto'o duket se është lodhur nga pronarët e Anzhit dhe se dëshiron të rikthehet në një klub të madh të futbollit evropian.

Sulmuesi kamerunas duket se ia ka prezantuar vendimin e tij drejtuesve të klubit nga Dagestani. Vendimtar në këtë aspekt duket të jetë mungesa e kualifikimit të klubit rus në kompeticionet evropiane.

Anzhi aktualisht është i shtati në renditje dhe nuk mund të shkojë në Ligën e Kampionëve, por shpreson në Europa League.

Mund të ndodhë që ish futbollisti i Real Madridit, i Mallorcës dhe i Barcelonës të rikthehet në Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›