“Bumi” i tregtisë së armëve
13/06/2011 Eksporti i armëve dhe municioneve me Malin e Zi kap vlerën 1 858 000 euro
Shqipëria fitime të mëdha, deri në prill 2011 u eksportuan 100 ton më shumë se vjet
Shqipëria i rikthehet fitimeve nga tregtia e armëve. “Bumi” i kësaj tregtie ka nisur të reflektohet që prej vitit të kaluar. Por muajt e parë të këtij viti i kanë tejkaluar sasitë e eksportuara drejt tregjeve të huaja. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, deri në prill të këtij viti, raportojnë për një sasi prej 586 ton armësh dhe municionesh, në një kohë kur përgjatë gjithë vitit të kaluar, 2010 u eksportuan 483 ton, ndërsa në 2009 kjo shifër ishte vetëm 22 ton.
Tregtia dhe destinacioni
Vitin e kaluar, fitimi nga shitja e armatimeve shqiptare kapi vlerën mbi 2,8 milionë eurosh, që përbëjnë 388 milionë lekë, ode ekuivalenti në dollarë prej 3,6 milionësh. Bëhet fjalë jo vetëm për armë, por edhe municionet dhe pjesët e tyre përbërëse. Të dhënat janë raportuar në raportin “Shkëmbimet tregtare 2010”, publikuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ky raport jep të dhëna mbi situatën e tregtisë me jashtë për vitin 2010, mbi nivelin e eksporteve dhe importeve për armët dhe municionet e tyre. Sipas këtij raporti, identifikohet vetëm Mali i Zi si destinacion për këtë tregti, me një sasi rreth 897.89 ton armë ushtarake dhe me një vlerë në total për 2010-ën prej 1 858 000 eurosh. Këto të dhëna përbëjnë 17 për qind të totalit të eksportit, sipas raportit të METE-s. Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes sqarojnë se “Mali i Zi është një vend që ka hyrë në partneritetin për paqe, është një nga vendet që lufton terrorizmin dhe ka prezencë edhe në Afganistan. Po kështu Mali i Zi është në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO, ndërsa i bindet të gjitha rregullave të tregtisë së këtyre mallrave dhe përdorimit ushtarak si një vend që zbaton në këtë drejtim standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian”. Por veç kësaj, në raport nuk jepet asnjë destinacion tjetër në lidhje me eksportin e armëve dhe municioneve apo pjesëve përbërëse të tyre.
Liberalizimi i tregut
Këto efekte janë pasojë pozitive e liberalizimit të tregtisë së armëve në vendin tonë, pas thyerjes së monopolit të ndërmarrjes shtetërore në këtë fushë. Aktualisht Ministria e Mbrojtjes ka dhënë licenca për disa shoqëri private në fushën e armatimeve, që në total janë rreth 6 subjekte, veç aktivitetit që zhvillon MEICO, ndërmarrja shtetërore e import-eksport të armëve dhe municioneve. Tregtia e armëve pësoi një tkurrje në vitin 2007 dhe më pas në 2008 dhe 2009, për shkak të ngjarjeve të ndodhura në vendin tonë, siç ishte shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, në mars të vitit 2008. Tregtia e armëve nga ndërmarrja shtetërore MEICO u ndërpre përgjatë kësaj periudhe kohe. Ndërsa këtë vit, liberalizimi i tregut ka sjellë një situatë krejt tjetër, e cila parashikohet të ndjekë këtë trend rritjeje përgjatë gjithë këtij viti.
Projekti, në Shqipëri janë 85 mijë
ton të municioneve për shkatërrim
Në mars të këtij viti Shqipëria ratifikoi një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe agjencisë së NATO-s për mirëmbajtjen dhe furnizimin NAMSA, për demontimin e municioneve. Ky është një projekt 4-vjeçar, me buxhet prej 35.8 milionë eurosh për asgjësimin e 85 000 ton municionesh të tepërta. Gjatë dekadës së shkuar janë shkatërruar sasi të konsiderueshme municioni, shpesh me mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë dhe organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n dhe vendet e saj partnere dhe anëtare. Stoku i mbetur i tepërt llogaritet në 85 000 ton. Në marrëveshje theksohet se shkatërrimi i këtij stoku brenda një grafiku kohor të arsyeshëm do të kërkojë mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare. NAMSA do të jetë agjenci ekzekutive për këtë projekt dhe do të kryejë ose bashkërendojë verifikimin e pavarur të të gjitha aktiviteteve dhe shpenzimeve. NAMSA do të japë kontrata për të mbështetur prokurimin e pajisjeve të kapitalit të specialistëve nëpërmjet ofertimit konkurrues ndërkombëtar. NAMSA do të negociojë kontrata drejtpërdrejt me ULP Mjekës, KM Poliçan dhe UM Gramsh për proceset e shkatërrimit të parashikuar në secilin prej këtyre shërbimeve.
Eksporti i armëve, municioneve dhe pjesët e tyre/ Në milionë lekë
Viti 2006 2007 2008 2009 2010
Vlera 409.9 284,17 31,7 38 338
Viti i eksportit Vlera në lekë Dollarë Euro
2010 388 000 000 3 639 000 2 817 000
Eksporti sipas vendeve
Drejt Malit të Zi Sasia Vlera mijë euro Përqindja
Për armët ushtarake 897.89 1,858 17.0
Burimi: Shkëmbimet tregtare për vitin 2010, METE
Sasia e eksportit të armëve, municionet dhe pjesët përbërëse në ton
2007 2008 2009 2010 Prill 2011
0 91 22 483 586
Eksporti i armëve, municionet dhe pjesët përbërëse në milionë lekë
2007 2008 2009 2010 Prill 2011
0.2 25.2 27.6 110.7 78.1
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganës