Shqiptarët, 11 kg kokainë nëpër pjesët e makinave
13/06/2011 U shtirën si homoseksualë
ITALI- Dy shqiptarë u përpoqën të silleshin si një çift i dashuruar homoseksualësh para policisë, për të shpëtuar 11 kilogramët e kokainës, por nuk u ka ecur fare, pasi u prangosën menjëherë. Operacioni u krye nga policia në Brescia, ndërsa lënda narkotike u gjet në makinën e tyre në një garazh. Shqiptarët kishin përgatitur edhe një skenar se si t’i shpëtonin policisë, por nuk kanë arritur të dalin me sukses. Dy të arrestuarit 34 dhe 36 vjeç u shtirën si çift të dashuruarish në momentin kur mbërriti policia, por pas kontrollit të automjeteve u zbulua edhe sasia e lëndës narkotike. Vlera e lëndës narkotike në treg arrinte në gjysmë milion euro. Aksioni erdhi pas vëzhgimit të një pallati ku dyshohej se kishte shumë hyrje dalje të dyshimta. Mes të vëzhguarve ishin edhe dy shqiptarë të skeduar nga ana e policisë italiane. Garazhi që përdorej ishte dhënë me qira nga një grua italiane e martuar me një shqiptar. Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ka pranuar në polici se ka marrë 1 mijë euro për të bërë transportin e lëndës narkotike. Dy shqiptarët kanë përfunduar në qeli, teksa një prej tyre ishte shitës qumështi 36 vjeç me banim në Firence, ndërsa tjetri marangoz 34 vjeç, me banim në Arezzo. Ata hynë në garazh, teksa ndodheshin në bordin e një Mercedes Klasa A dhe një Mondeo Ford dhe silleshin si të dashuruar. Në valvulat e Fordit u gjetën 5 kg kokainë, ndërsa një tjetër kilogram ishte fshehur nën dritat e tavanit në kabinë. Më pak e lehtë ishte për të gjetur kokainën në Mercedes, pasi 2 kg ishin në llambë, ndërsa 3 të tjerat të fshehura nën dysheme. Nëse shitej droga do t’u sillte fitime marramendëse, teksa policia po zhvillon hetime për të gjetur dërguesit dhe porositësin e drogës, pasi dy shqiptarët mendohet të ishin thjesht korrierë të saj.