Bundesliga, Bayern gjysmë hap fals por shkëputet
Autori i Lajmit: Redaksia
Lideri i tabelës së Bundesligës, Bayern Munich, nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushë të rivalit për titull, Bayer Leverkusen. Pas një pjese të parë pa gola, bavarezët kaluan në epërsi pas pesë minutash në pjesën e dytë. Një penallti e fituar nga Frank Ribery u shndërrua në gol nga Arjen Robben. Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi farmacistët arritën të barazojnë me anë Arturo Vidal, tetë minuta më vonë (59), për ti dhënë barazimin e merituar ekipit vendas. Pavarësisht barazimit, Bayerni (60 pikë) shton në dy pikë epërsinë ndaj ekipit ndjekës, Schalke 04 në krye të Bundesligës, pasi ky i fundit u mposht në fushë të Hanoverit. Leverkusen vazhdon të mbajë vendin e tretë me 54 pikë.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010