E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Libri i Xhunglës” zbulohet pas 116 vjetësh me mbishkrimin e Kiplingut

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër – Ai u bë një nga librat më të dashur të fëmijëve në gjuhën angleze, por 116 vjet më vonë historia tragjike personale e librit të Rudyard Kiplingut, “Libri i Xhunglës”, është sjellë edhe një herë tjetër në dritë. Një botim i rrallë, i zbuluar së fundmi, tregon se libri i ishte dedikuar vajzës së tij të vogël, Jozefinë, në vitin 1894, e cila në atë kohë ishte vetëm 1 vjeçe. Ajo vdiq pesë vjet më pas nga pneumonia. “Libri i Xhunglës” i është kushtuar vajzës së vogël të Kiplingut, jeta e së cilës u pre në mes shumë shpejt. Dedikimi, i shkruar në libër nga vetë autori, thotë: “Ky libër i përket Jozefinë Kiplingut, së cilës ia kushtoi babai. Tisburi, maj 1894”. Kaq thuhet në mbishkrimin e faqes së parë dhe, sipas ekspertëve, shkrimi përputhet plotësisht me atë të autorit. Megjithatë, Kiplingu nuk e ka firmosur dedikimin e tij. Libri u zbulua në Cambridgeshire, ku kërkuesit kanë kaluar nëpër duar rreth 7000 tituj në biboltekë. Libri u zbulua në koleksionin e vajzës së dytë të Kiplingut, Elsies, e cila ka jetuar në Uimpole Hall nga 1938 deri 1976. Ajo ia ka dhuruar librin bibliotekës së Uimpole. Fiona Hall, 46 vjeçe, kuratore në Uimpole Hall, thotë: “Ky mbishkrim është shumë prekës, veçanërisht kur mendon se Kiplingu humbi vajzën e tij Jozefinë, por dhe djalin e tij, Xhon, që vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore. “Është shumë emocionues fakti që ky është një nga librat e parë që i është rikthyer autorit dhe ai ka vendosur ta mbishkruajë”. Libri, i cili ka një kapak ngjyrë blu dhe të stampuar tre elefantë të artë, nuk ka asnjë ilustrim brenda edhe pse është një libër për fëmijë. Ai është gjetur rreth një vit më parë, por vetëm tani u zbulua për publikun. Ilustrimet e elefantëve janë bërë nga babai i Kiplingut, Lockvood Kipling, që ka qenë një ilustrator dhe profesor në shkollën e artit Sir Jamsetjee Jeejeebhoy në Bombei të Indisë. Libri tashmë është vendosur në një vitrinë xhami për vizitorët dhe turistët. Mark Purcell, edhe ai një murator, tha se biblioteka e Uimpole ka vendosur të ekspozojë rreth 7000 libra, por libri i tij i preferuar kur ishte fëmijë “Libri i Xhunglës”, që është mbishkruar nga vetë autori, është diçka shumë e veçantë. Edhe pse libri nuk parashikohet të dalë në ankand, vlerësuesit e shtëpisë së ankandit Dominic Vinter parashikojnë që vlera e tij të arrijë deri në £3-5,000. Vlerësuesi Nathan Uinter thotë: “Një libër si ky, me një mbishkrim të vetë autorit, nuk ka të çmuar, është magjik. Unë nuk do të habitesha nëse një koleksionit do të ofronte një shumë disa herë më të madhe se parashikimi ynë. Ai është një libër shumë i dëshirueshëm dhe i dashur në të njëjtën kohë për shkak se është për fëmijë. Një kopje e “Librit të Xhunglës” e firmosur më parë është shitur në Nju-Jork në vitin 2004 për 12 mijë dollarë. I lindur në Bombei, Rudyard Kipling mori emrin e liqenit Rudyard në Staffordshire, një vend piktoresk që prindërit e tij e vizitonin shpesh. Kipling është ndjerë për një kohë të gjatë në faj që la djalin e tij të vetëm, Xhonin, të shkonte dhe luftonte në Luftën e Parë Botërore. Ai vdiq që në ditën e parë të luftimeve dhe trupi nuk iu gjet kurrë. Ai nuk e përmend humbjen tragjike të dy fëmijëve të tij, Jozefinës dhe Xhonit në autobiografinë e tij, “Diçka rreth meje”.

Ky lajm është publikuar: 11/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›