Masoneria franceze lejon anëtarësimin e femrave
Autori i Lajmit: Redaksia
Paris – Ka bërë një kthesë radikale masoneria franceze, “Lindja e Madhe e Francës”, e cila është një nga shoqëritë më të mëdha dhe të vjetra të masonerisë së vendit transalpin. “Lindja e Madhe” ka vendosur që këtej e tutje të pranojë në shoqërinë e saj edhe femra. Pierre Lambichi, që mban titullin e Maestros së Madh në shoqëri (dhe ka të anëtarësuar 50 mijë persona) miratoi propozimin e shoqërisë së themeluar në vitin 1773 që edhe gratë të lejohen të jenë pjesë e masonerisë. Prej më shumë se një dekade, anëtarët e “Lindjes së Madhe” diskutonin për përshtatshmërinë e futjes së femrave në radhët e tyre. Edhe shtatorin e shkuar, gjatë takimit të përvitshëm të përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme të masonerisë në Francë, masonët diskutuan rreth këtij ndryshimi me interes të madh. Në fund u vendos që propozimi të hidhej në votë, por nuk arriti të marrë shumicën. Madje, aq përplasje kishte kundër këtij propozimi, sa shumë prej masonëve më të vjetër braktisën sallën në shenjë proteste. Pas shtatë muajsh vjen dhe kthesa falë iniciativës personale të Maestros së Madh Lambichi. Ky i fundit nuk ua delegoi më vendimin përfaqësuesve të dhomës supreme të Drejtësisë Masonike, organ që ka detyrën të mbikëqyrë respektimin e rregullave brenda shoqërisë. 8 prillin e shkuar, Dhoma Supreme lëshoi vendimin ku thuhej se në rregullore nuk kishte asnjë ndalesë ligjore që pengonte femrat të ishin pjesë e shoqërisë së tyre. Në të vërtetë, që prej vitit 1974 gra të ndryshme kanë marrë pjesë në punimet e lozhave të Lindjes së Madhe të Francës. Vitin e fundit, një grup rebelësh brenda shoqërisë nisi pa respektuar rregulloren e masonerisë transalpine gjashtë gra. Madje, 21 janarin e shkuar, një transeksuale, Olivia Chaumont, mori tiullin “motër” e federatës masonike. “Sot Lindja e Madhe ka rreth 120 pika të ndryshme në të gjithë Francën”, - thotë Maestroja i Madh, Pierre Lambichi, i cili për Evropën është masoni më i rëndësishëm. “Vetëm 10 për qind e këtyre pikave lejojnë gratë që të marrin pjesë në punimet e shoqërisë. Me sa duket, tashmë anëtarëve të Lindjes së Madhe u dalin të tjera detyra për të diskutuar pas debatit që mbajti mbërthyer axhendën tonë prej shumë vitesh”, - shton Lambichi. Por a do të ketë Lindja e Madhe një strukturë mikse? “Në praktikë po. Zyrtarisht jo”, - thotë kreu i masonerisë franceze. “Megjithatë, për një shoqëri strikte vëllazërore, lejimi i femrave përbën një revolucion të vogël.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010