Muzikë në bordin e nëndetëses bërthamore “Hartford”, përplaset me anijen tregtare
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Timonieri i një nëndetëseje bërthamore amerikane ishte duke dëgjuar muzikë në iPod-in e tij, kur ajo goditi një anije tjetër amerikane. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz por ai material arrin në 80 milionë dollarë. Një raport zyrtar thotë se drejtuesi i nëndetëses kishte hapur muzikën në altoparlantët e “USS Hartford” dhe i gjithë ekuipazhi ishte duke dëgjuar muzikë në krye të detyrës. Komandanti Ryan Brookhart u lirua menjëherë nga detyra pas hetimit që tregoi se ekuipazhi kishte kryer 33 gabime taktike dhe shfaqje pasiviteti”, duke shkaktuar një aksident të evitueshëm. Drejtuesi i “USS Hartford” ishte duke mësuar për një provim në momentin e përplasjes, -shkruan tabloidi britanik “The Sun”. Edhe pse përplasja nuk shkaktoi viktima, 15 marinarë në bordin e “Hartford” u plagosën lehtë pas goditjes së fortë të anijes tregtare “USS Neë Orleans” në Kanalin e Hormuzit, një ngushticë shumë e ngushtë në Gjirin Persik, e përuruar në mars 2009. Raporti i marinës amerikane e shkarkoi komandantin e nëndetëses për neglizhencë gjatë drejtimit të mjetit dhe mungesë profesionalizmi. Riparimi i dëmeve pritet të kushtojë rreth 80 milionë dollarë, ndërsa dëmtimi i “USS Neë Orleans” (që në këtë rast nuk kishte faj), përllogaritet te 2.4 milionë dollarë. Hidrolokatori mbikëqyrës dhe radisti nuk ishin gjithashtu në krye të detyrës në momentin përplasjes me anijen.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010