E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi pranga kandidateve te opozites dhe protestuesve anti-Lukashenko

Kandidatët e opozitës janë rrahur e arrestuar sikundër qindra protestues të tjerë në Bjellorusi. Gjatë protestave kundër regjimit autoritar të presidentit Alexander Lukashenko janë plagosur e arrestuar rreth 1000 persona. Ndër të arrestuarit janë dhe shtatë nga nëntë kandidatët presidencial.

Pak orë pas përfundimit të votimit kandidati Vladimir Neklyayev, është arrestuar dhe marrë nga shtrati i spitalit ku kishte përfunduar pas dhunës së ushtruar mbi të nga forcat speciale gjatë protestës. Votimi i së dielës në vend u kthye sërish në një referendum për regjimin e Lukashenkos për t’u pasuar nga protestat më të mëdha anti-qeveritare për vite të tëra.

Mbi dhjetë mijë persona u mblodhën në kryeqytetin e vendit, Misk për të protestuar ndaj manipulimit të zgjedhjeve në favor të presidentit aktual, Alexander Lukashenko. Autoritetet thonë se Lukashenko fitoi pothuaj 80 përqind të votave. Protestuesit sulmuan ndërtesa qeveritare para se forcat e sigurisë të ndërhynin dhe të spastronin sheshsin kryesor.

Alexander Lukashenko, i cili qeveris këtë vend për 16 vjet me radhë, nuk i mori seriozisht as kritikat për manipulim të zgjedhjeve. "Ekzistojnë autoritete speciale dhe komisione të cilat merren me këto punë. Disa kanidatë gati gjysmë viti para zgjedhjeve kanë deklaruar se këto zgjedhje janë manipuluar. Këta persona nuk janë të përshtatshëm as për kandidaturë", citohet të ketë deklaruar ai.

Pas 16  vitesh në pushtet asgjë nuk e pengon Lukeshenkon të vazhdojë të drejtojë vendin duke u shprehur madje i gatshëm t’i pasojë pushtein të birit Kolya, vetëm 6 vjec.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›