Anelka e Alex dërgohen te rezervat

E ardhmja e Nicolas Anelkas dhe Alexit në Chelsea duket e zymtë pasi dyshja është lënë jashtë ekipit të parë nga menaxheri Andre Villas-Boas. Të dy futbollistët kanë humbur statusin titullarëve në Stamford Bridge këtë sezon dhe spekulohet se do të largohen në janar.
Sipas tabloidit britanik The Sun, Anelka dhe Alex janë dërguar të stërviten me rezervat. Ky është një indikacion i qartë se Villas-Boas ka hapur rrugë që dy futbollistët e moshuar të largohen në janar.
Sipas The Sun, Anelka thuhet se mund të përfundojë në Rusi te klubi i pasur Anzhi Makhachkala ndërsa Alex ka paraqitur kërkesë për largim. Pjesa tjetër e skuadrës thuhet se është e shokuar nga dënimi që kanë marrë dy bashkëlojtarët e tyre.