Iniesta beson në mbetjen e Guardiolës

Andres Iniesta beson se Pep Guardiola do ta vazhdojë punën në Nou Camp, përkundër spekulimeve për të ardhmen e tij. Trajnerit spanjoll i skadon kontrata në qershor, por po hamendet nëse do ta vazhdojë atë apo jo.
“Ne nuk mendojmë se Pep do të largohet. Pjesa më e vështirë e sezonit për ne tashmë ka kaluar. Shpresoj që trajneri të rrijë me ne. Do të luftojmë për çdo gjë”, deklaroi mesfushori spanjoll.
Edhe pse Real Madridi është shkëputur me 10 pikë ndaj katalunasve, përfaqësuesi spanjoll beson se ende nuk ka përfunduar asgjë rreth çështjes së titullit të kampionit.