E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka vend për relaks

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain i ka këshilluar shokët e skuadrës të mos relaksohen, përkundër avantazhit prej 10 pikësh ndaj Barcelonës në La Liga.

Ekipi nga Santiago Bernabeu është favorit për ta fituar titullin e 32-të, por sulmuesi argjentinas kërkon nga ekipi i tij që të qëndrojë me këmbët në tokë.

“Nuk mund të jemi të qetë tash. Mendoj se do ta kemi edhe më të vështirë në ndeshjet e ardhshme, para se ta fitojmë ligën”, deklaroi Higuain për të përditshmen spanjolle Sport.

Ai pret një sfidë të vështirë sonte ndaj Rayo Vallecanos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›