Bundesliga fitore per Dortmund dhe Mynshengladbah

Dortmund dhe Mynshengladbah fituan në ndeshjet e sotme të Bundesligës gjermane, duke luajtur që të dyja jashtë fushe. Kampionia në fuqi, Dortmundi fitoi 1-0 në stadiumin e Hertës së Berlinit, falë një goli të shënuar në minutën e 66-të nga Kevin Grojskrojc, duke fituar 3 pikë të tjera shumë të rëndësishme.
Mynshengladbah arriti fitore në fushën e Kaizerslauternit me rezultatin 2-1, duke kryesuar që nga fillimi deri në fund. Herman dhe Arango ishin autorët e golave për miqtë, ndërsa Jansen shkurtoi diferencën për vendasit në pjesën e dytë.
Fitore të thellë, 4-1, arriti Leverkusen ndaj Augsburgut, ndërsa Verderi fitoi bindshëm në Hamburg me rezultatin 3-1.
Edhe Nyrembergu e fitoi ndeshjen në fushën e tij ndaj Këlnit, me rezultatin 2-1.
Dortmund kryeson renditjen e kampionatit gjerman me 49 pikë pas 22 javëve.