Wengeri kërkon falje

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka kërkuar falje tifozëve të skuadrës pas humbjes së thellë 4-0 nga Milan në mesjavë në duelin e tyre të parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
“Tifozët ishin fantastik në Milan dhe ne vetëm mund t’i kërkojmë falje atyre” tha Wenger para ndeshjes së rrethit të pestë të FA Cup kundër Sunderlandit.
“Por, ne jemi të gatshëm për betejat e radhës dhe nuk dorëzohemi” u shpreh francezi. Wenger është nën presion të madh në Arsenal pasi skuadra nuk ka fituar asnjë titull nga viti 2005.