Kontrata e Guardioles

Duket se gjendja tashmë është bërë serioze. Pep Guardiola jo vetëm që ende nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën, por duket shumë pranë një largimi. Vetë trajneri katalanas nuk shprehet për ikje, por deklaron se ka nevojë ende për kohë, pasi ende nuk janë shanset e duhura për një gjë të tillë.
“Nuk dua që ta përdor klubin në mënyrë të gabuar. Nuk dua të bëj diçka që nuk e ndjej. Kur rinovova vjet në janar apo shkurt, e bëra pasi ndjeva se ishin shanset për të qëndruar edhe një vit tjetër. Por, aktualisht, kam nevojë për më shumë kohë. Nëse drejtuesit pranojnë, në rregull, nëse jo, atëherë kemi të bëjmë me fat të keq. S’mund të gënjej veten”, deklaroi Guardiola.
Sa me diplomaci, aq edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, Pep tregon për atë që ndjen për veten dhe për klubin.
Për këtë arsye, ai shtoi se “ju e dini sesa mirë po punojmë këtu, me këta lojtarë, me këta drejtues. E kam thënë edhe më parë. Në asnjë vend tjetër nuk mund të ndihem më mirë. Nëse do të kishte qenë për aspektin personal, do të kisha rinovuar menjëherë për 4 vjet dhe mendoj se ne e meritojmë këtë gjë, por unë jam një njeri i tillë që mendon se nuk mund të punojë në një klub me standarde kaq të lartë nëse nuk jam i bindur se kam forcën dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë i fortë dhe për të fituar”.
Duket tronditëse, por edhe mund të ndodhë, pra që binomi më i suksesshëm i futbollit që nga viti 2008 e deri më sot, të ndahet.