Carroll mbetet në Liverpool

Andy Carroll ka vendosur të mbetet në Liverpool dhe të luftoj për një vend në skuadër ka njoftuar ESPN.
Sulmuesi anglez refuzoi mundësinë e transferimit në formë huazimi në West Ham si dhe rikthimin në Newcastle United. Edhe pse klubet arritën marrëveshje për kalimin e tij në Upton Park, Carroll ka insistuar se dëshiron të mbetet në Anfield Road.
Një burim i afërt me futbollistin tha për ESPN të hënën: “Andy do të qëndroj në Liverpool. Ky është vendimi i tij definitiv”. Carroll nuk zë vend në formacionin bazë të Liverpoolit.