Man City ‘dorëzohet’ për Van Persien

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka thënë se nuk pret që kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie ti bashkohet kampionit të Premierligës.
Van Persie, kontrata aktuale e së cilit skadon në verën e ardhshme, ka njoftuar se nuk do ta vazhdojë atë. City, Manchester United dhe Juventus kanë shprehur interesim për holandezin 29 vjeç.
Kurse, Mancini ka thënë: “Van Persie? Jo, nuk mendoj se do të vjen”. Van Persie është aktualisht me ekipin e Arsenalit që gjatë kësaj jave do të udhëtojë për në kampin përgatitor në Gjermani. Mirëpo, mbetet të shihet nëse ai do të përfshihet në ndeshjen miqësore kundër Kolnit të dielën.