E Shtunë, 31 Tetor 2026

CL, Venger: “Arbitri u tregua naiv”

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger u dërgua në tribunë nga gjyqtari Bramhar gjatë ndeshjes së humbur 3-1 kundër Seviljes. Tekniku i "Topcinve" ende nuk i ka kuptuar arsyet e një veprimi të tillë. Për gazetën sportive franceze "L'Equipe", ai thotë: "Unë i thashë arbitrit se ishte tregur naiv gjatë faullit të shkaktuar mbi Navas. Kur i kërkova shpjegime ai më përjashtoi duke me thënë: ‘Do t'iua them pas ndeshjes'. Ai nuk mundi të më jepte arsye të tjera". Megjithëse anglezët humbën 3-1 me stadiumin "Sanchez Pizjuan", ata janë të kualifikuar në një të tetat e finaleve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›