CL, Drogba: “Golat e shpejtë vranë lojën”

Celsi ishte një tjetër ekip i kualifikuar në mbrëmjen e së mërkurës, duke siguruar edhe kryesimin e grupit B, pas fitores "extralarge" kundër Rozenborgut (0-4) në "Trondheim". Didier Drogba, autor i një dygolëshi, ishte vendimtar për fatet e ndeshjes me golat e tij të minutave 7-të dhe 20-të: "Na u lehtësuan shumë gjërat duke shënuar dy gola shumë të shpejtë. E lëshuam pak lojën pas këtyre dy golave". Avram Grant, trajneri i "Bluve", nga ana e tij, i uron shanset të mëtejshme Rozenborgut, që e ruajti vendin e dytë në grup, falë edhe barazimit pa gola midis Valencias dhe Shalkes. "Mund të thuhen vecse fjalë të mira për Rozenborgun, që nevojë vetëm për një pikë kundër Shalkes për të avancuar drejt kualifikimit".