“Ndërkombëtarët të shpëtojnë zgjedhjet e 2009-ës”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës zgjedhore në vendin tonë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, pohoi dje se e gjithë ecuria e hartimit të Kodit Zgjedhor dhe sjellja e PD-së dhe PS-së dëshmojnë qartë se ky proces i mbyllur, korruptiv ka degraduar dhe papërgjegjshmëria e këtyre dy forcave politike po përgatit shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri. Sipas Vasilit, LSI është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet më të larta evropiane si Komisionin Evropian, OSBE, ODIHR, Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe të gjithë përfaqësuesit më të lartë të trupit diplomatik në Shqipëri për rrezikimin serioz të zgjedhjeve si dhe ka paralajmëruar e informuar këta të fundit në mënyrë të vazhdueshme dhe zyrtarisht për degjenerimin e procesit të Reformës Zgjedhore e devijimin manipulativ dhe antidemokratik të tij. “Shqipëria është në prag të një destabilizimi të rëndë politiko-social që kushtëzohet në mënyre direkte nga realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, - tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së shtoi më tej se raporti më i fundit i OSBE-së është një provë e qartë se shqetësimet për rrezikimin serioz të demokracisë në Shqipëri janë tashmë prezente edhe në institucionet ndërkombëtare dhe fillojnë që nga degradimi antidemokratik i Kushtetutës dhe devijimi i pushtetit drejt neodiktaurës e uzurpimi i institucioneve dhe veçanërisht Prokurorisë. Sipas tij, OSBE nënvizon qartë edhe njëanshëmërinë dhe zvarritjen e qëllimshme të procesit të Reformës Zgjedhore, që çon në këtë mënyrë në prishjen e zgjedhjeve. Vasili pohoi se deklaratat shumë të qarta të ambasadorit të SHBA-së janë një provë e këtij shqetësimi. “Sot është momenti që të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe SHBA duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e duhur për të parandaluar prishjen e zgjedhjeve të ardhshme për pasojë të bashkëpunimit Berisha-Rama për shkatërrimin e zgjedhjeve, si dhe të gjitha partitë politike, të cilat janë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duhet të bëhen pjesë e aksionit politik për parandalimin e kësaj tragjedie për shqiptarët”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008