E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundestagu gjerman ratifikon MSA me Shqipërinë

Bundestagu gjerman ratifikon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
me Shqipërinë. Në seancën e tij të datës 16 tetor 2008 Bundestagu gjerman ndërmori ratifikimin e projektligjit të Qeverisë Federale në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të BE-së me Shqipërinë. Kjo i hap rrugën miratimit të ligjit nga Përfaqësia e Landeve Federale Gjermane. Këtë të premte, më datë 24 tetor, ky ligj do të qëndrojë në rendin e ditës së Komisionit të BE së Bundesratit. Mendohet që më datë 7 nëntor Bundesrati ta trajtojë këtë çështje në mënyrë përmbyllëse. Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë nga Gjermania, marrëveshje e cila konkretizon përafrimin e vendit me BE-në, si dhe përforcon statusin e Shqipërisë si kandidat potencial për anëtarësim, mund të mbyllet këtë vit. Më datën 24 shtator Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Bundestagut gjerman miratoi projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të BE me Shqipërinë. Në këtë mënyrë i hapet rruga miratimit të ligjit nga Bundestagu gjerman dhe nga përfaqësuesi i Landeve Federale Gjermane, Bundesrati. Miratimi nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë nuk mori asnjë votë kundër. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit midis BE dhe Shqipërisë u nënshkrua në Luksemburg më 12 qershor 2006. Marrëveshja konkretizon përafrimin e Shqipërisë në BE dhe përforcon statusin e Shqipërisë si kandidat potencial për anëtarësim. Realizimi i marrëveshjes kërkon nga Shqipëria një punë të madhe në ndërmarrje reformash, ku BE dhe Gjermania do të japin kontributin e tyre. Gjermania mbështet përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke dhënë një ndihmë të konsiderueshme. Mbështetja gjermane tejkalon shumën prej 700 milionë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›