E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton ligjin për SHKB

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar dje ligjin "Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme". Ky ligj është votuar kundër nga opozita, e cila gjatë diskutimit nëpër komisione ka debatuara ashpër, duke kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës me argumentin se qeveria po kërkon të kontrollojë Policinë e Shtetit, ashtu siç po bën me të gjitha institucionet e tjera. Pretendim ky që nuk është pranuar nga mazhoranca dhe konkretisht nga ministri Nishani, i cili, në mbrojtjen që i ka bërë nismës së qeverisë, ka theksuar para një muaji se prej më se një viti e gjysmë, policia ka ligjin e saj dhe funksionon mbi bazë të tij dhe jo të instrumenteve politike. Por SHKB, sipas ministrit, tashmë me ligj ka të drejtë të ushtrojë kontrollin ndaj këtij institucioni, i cili nuk është më në varësi të ministrit për veprimet e saj operacionale. Për mazhorancën, ky është një ligj mjaft i mirë dhe ka ardhur në përputhje me kërkesat e ndërkombëtarëve. Në bazë të këtij ligji, SHKB-së i është dhënë e drejta të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e të gjithë punonjësve të policisë, duke filluar nga polici më i thjeshtë deri te titullari më i lartë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›