E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pronat". Godo: Prefektët po abuzojnë me ligjin 7501

Presidenti i nderit të asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, thekson për "Shqip" se edhe prefektët po abuzojnë me ligjin 7501, duke kërkuar nga qeveria, në këtë mënyrë, që të jetë më e vëmendshme në verifikimin e tapive të shpërndara në bazë të ligjit të shumëpërfolur, 7501. "Ligji 7501 mbetet në çdo rast një ligj që duhet të anulohet, sepse prek të drejtën e pronës", shprehet republikani Sabri Godo.

PR, megjithëse e pafuqishme për të ndalur ligjin 7501, i cili mbahet ende në fuqi nga dy forcat më të mëdha politike, shprehet se shpresat për të hequr këtë ligj do të mbahen në Kuvendin e ardhshëm, pas zgjedhjeve të qershorit të 2009-ës. "Ajo që bëri Berisha me prefektët ishte një gjë shumë pozitive dhe duhet përshëndetur, sepse është një fakt që gjatë zbatimit të ligjit 7501 janë bërë vjedhje të pallogaritshme", thotë Godo.

Sipas tij, nga një studim që bëri një fondacion amerikan i pavarur vetëm në një fshat të Tiranës, u arrit në konkluzionin se janë shpërdoruar 1 milion e 100 mijë metra katrorë tokë bujqësore. "Nuk duhet të shpërdoroheshin në bazë të kritereve që përcakton ligji 7501. Ajo tokë është vjedhur e shpërdoruar. Në qoftë se e shtrijmë këtë në të gjithë territorin e Shqipërisë, mund të gjejmë një mesatare të tokës së shpërdoruar", shtoi ai. Godo reagon ashpër duke thënë se "ka njerëz që kanë qenë qytetarë pa asnjë lidhje me bujqësinë, që kanë marrë tokë sipas 7501; e ka të tjerë që mund të kenë marrë nga 20 ha pyje, të cilat i kanë quajtur tokë bujqësore të ligjit 7501. Ky abuzim shtrihet në të gjithë vendin". Republikani Godo shpreson se nëse gjërat do të ndreqen, atëherë e keqja e ligjit 7501 do të përgjysmohet. Tashmë është ngritur komisioni për verifikimin e tapive të dhëna në bazë të ligjit 7501 dhe aty ku do të ketë abuzime do të ketë "rrëmbim" të menjëhershëm të tokës. "Në rast se ajo që tha Berisha do të vihet në rrugë, duhet të gjejë zbatim, dhe që të gjejë zbatim duhet të kontrollohet çdo muaj se çfarë është bërë mbi këtë punë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›