Bunjaku e Ramaj, golat shqiptarë në Bundesligë
Albert Bunjaku ka shënuar dy gola në fitoren e rëndësishme në transfertë (2-3) për skuadrën e tij Nyrenberg ndaj kampionëve të fuqi të Bundesligës, Volfsburg. Sulmuesi kosovar (luan për përfaqësuesen e Zvicrës. U thirr për herë të parë javën e kaluar nga trajneri Otmar Hitcfeld) shënoi në minutat 56 dhe 64 duke kaluar në të dyja raste në avantazh skuadrën e tij. Bunjaku arrin kuotën e 6 golave në Bundesligën e parë gjermane. Ndërsa në Bundesligën e Tretë Alban Ramaj shënoi golin e tertë në fitoren 3-0 të skuadrës së tij, Erzgebirge Aue ndaj Burghausen. Tek ky ekip luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Skerdilajd Curri.