E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana ndal Vengerin, gol i Darren Bent

 

Sunderlandi i Lorik Canës mund Arsenalin e Arsen Vengerit. “Topçinjtë” kanë dalë të humbur nga “stadium of light” duke ndalur kështu hapin drejt kreut. Goli i vetëm është shënuar nga i përhershmio tashmë i Sanderlendit, Darren Bent në minutën e 71-të të takimit. Ndërkohë kapiteni i kësaj skuadre, shqiptari Lorik Cana luajti si titullar duke qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Duhet theksuar se ka qenë pikërisht Venger ai që ka dashur të blejë kartonin e Lorik Canës, por tratativa nuk u mbyll asnjëherë, kjo edhe për shkak të ofertës së ulët që francezi i Arsenalit pati bërë për ish-klubin e Canës, Olimpik Marsejë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›