E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunjaku i rikthehet golit

Albert Bunjaku i është kthyer golit. Sulmuesi kosovar ka qenë hero i Nurnbergut të dielën, duke e shënuar golin e fitores në fund të takimit. Përfaqësuesi zviceran është inkuadruar në lojë në minutën e 84-t të ndeshjes në vend të Hegelerit.

Dhe, 28-vjeçari nuk zhgënjeu. Ai e realizoi golin e fitores vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë (87’), për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme Nurnbergut. Futbollistit gjilanas i mungonte goli në Bundesligë qe një vit e gjysmë.

Atë e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme, që nga tetori i vitit 2010, të cilat ia pamundësuan atij që t’i shfaqë vlerat që i posedon. Në vitin e parë, në elitën e futbollit gjerman, Bunjaku shënonte 12 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i Nurnbergut. Pas kësaj fitoreje, Nurnbergu ngritet në pozitën e 10-të me 31 pikë të grumbulluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›