E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunjaku, kandidat për stolin e Kombëtares

Federata Kosovare e Futbollit (FFK) ka propozuar Albert Bunjakun si kandidat për të marrë drejtimin e përfaqësueses së futbollit. 38-vjeçari që jeton në Suedi, shihet si pasardhës i Edmond Rugovës, i cili ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Kandidatura e Bunjakut mbështetet nga kreu i federatës, Fadil Vokrri, ndërsa ai ka gjetur mbështetje të plotë edhe nga Komiteti Ekzekutiv, gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën. "Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar propozimin e presidentit të FFK-së për emërimin e trajnerit të ri të përfaqësueses së Kosovës. Pas takimeve dhe konsultave me Këshillin Profesional të FFK-së, Vokrri vendosi të propozojë Albert Bunjakun, i cili i njeh rrethanat e sportit në vend, ka një përvojë jashtëzakonisht të mirë dhe e ka ndihmuar shumë futbollin kosovar", thuhej në deklaratën për shtyp të federatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›