E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio interesohet për Blerim Xhemailin

E ardhmja e Blerim Xhemailit, shqiptarit nga Maqedonia, që zotëron edhe një pasaportë zvicerane, do të jetë larg Torinos. Ky është lajmi më i fundit nga kampionati italian. Për të janë interesuar katër skuadra të Serisë A, por zhbllokimi u arrit vetëm pas marrëveshjes mes Torinos dhe Kievos për blerjen e Italianos. Xhemaili pëlqehet nga Udineze, Napoli dhe Fiorentina. Por dje është futur në këtë valle edhe Lacio, e cila ka për drejtor teknik ish-futbollistin e njohur shqiptar, Igli Tare. Lacialët, të cilët mund të humbasin shërbimin e Ledesmës, shikojnë Xhemailin si zëvendësuesin ideal. Megjithatë vazhdojnë të jenë shumë aktive Fiorentina dhe Udineze. Violët italianë, të cilët janë shumë pranë një largimi të mundshëm drejt Arsenalit të brazilianit Filipe Melo, synojnë të mbushin boshllëkun me Xhemailin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›