E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bunjamin Shabani mahnit norvegjezët e Lyn

Kumanovë, - Talenti i shkollës së futbollit Bashkimi nga Kumanova, Bunjamin Shabani pas qëndrimit dy javorë në skuadrën norvegjeze Lyn, është kthyer në Kumanovë. 16 vjecari Shabani nga drejtuesit e kësaj skuadre është testuar në tri ndeshje, duke lënë përshtypje shumë të mira. "Të gjitha testet i kam kaluar me sukses dhe pas gjashtë muajve do të jem pjesë e këtij ekipi. Kam mundur që menjëherë të transferohem, por nuk desha që të humbi vitin shkollorë", është shprehur Shabani. Edhe kryesia e klubit Bashkimi kanë qenë e kënaqur nga paraqitja e
talentit të tyre në fanellën e Lynit të Norvegjisë. Kështu pronari i klubit Bashkimi, Lutfi Hyda ka pohuar se Bunjamin Shabani i ka mahnitur norvegjezët, madje duke luajtur edhe me ekipin e dytë të Lynit, të cilët ishin edhe për 10 vjet më të vjetër. "Norvegjezët janë të interesuar edhe për dy futbollistët e ri të Bashkimit. Janë Samir Shabani dhe Armend Alimi, të cilët bëjnë pjesë edhe në skuadrën e U-21 të Maqedonisë", u shpreh Hyda. "Me norvegjezët jemi pajtuar që kalimi i Bunjaminit në skuadrën e tyre të bëhet në shtator. Deri atëherë ai do të vazhdojë të ushtrojë në skuadrën tonë. Ndërkohë dy përfaqësues të Lynit dhe menaxheri Alfred Bode, posa të fillojë stinori pranveror do të qëndrojnë në Kumanovë. Ata do të përcjellin paraqitjet e dy futbollistëve Samir Shabani dhe Armend Alimi, në dy ndeshje kampionale, një si nikoqirë dhe një si vendas, si dhe disa stërvitje", thotë Lutfi Hyda, pronari i Bashkimit. Sipas tij norvegjezët janë të interesuar edhe për një portier të skuadrës zigjelbër.

Rijad MURATI

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›