Sisinjo rikthehet në stërvitje për Realin e Madridit

Albania-Sport - Mbrojtësi i djathtë brazilian i Real Madrid, Sisinjo, i operuar në fund të shtatorit në ligamentet e gjurit të djathtë, ka nisur stërvitjen të enjten. "Per herë të parë pas dëmtimit të rëndë (...) Sisinjo erdhi në qendrën e stërvitjes", theksoi klubi i Realit të Madridit, nëpërmjet një njoftimi.
Braziliani u dëmtua gjatë ndeshjes për javën e 4-t të kampionatit spanjoll, përballë Real Betis, që u fitua nga madrilenët (fitore e Real 1-0). Pas dëmtimit ai u zëvendësua nga Raul Bravo. Klubi beri të ditur pas operacionit se ai do të luaje në muajin mars.