E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenek: Shpresoj që Turam të vazhdojë të luajë për Francën

Albania-Sport - Trajneri i ekipit të Francës, Rajmond Domenek, ka shprehur të mërkurën shpresën e tij që Lilian Thuram të vazhdojë karrierën me skuadrën e tij përfaqësuese, "Les Blues", drejt Euro 2008-s. "Shpresoj që ai të vazhdojë, - deklaroi Rajmond Domenek, - pavarsisht vështirësive që po kalon aktualisht te Barcelona".
Mbajtësi i rekordit për më shumë ndeshje me ekipin e përfaqësueses së Francës (plot 126 ndeshje), viktime e dëmtimeve që nga nisja e sezonit dhe titullar vetëm në nëntë ndeshje në kampionatin spanjoll, u shpreh të mërkurën duke folur për rrjetin televiziv francez "Canal+" se beson që e ka të vështirë të shkojë deri në Euro 2008 me "Les Blues".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›