E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg 16- vjecarit te akuzuar per perdhunim

Në një seancë me dyer të mbyllura gjykata e Korcës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Romario Mullain, 16- vjeçarin që ka përdhunuar një 1-2 vjeçar nga fshati i tij Bitinckë. Nga burime brenda sallës së gjyqit mësohet se Mullai e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij , Ndërkohë që për 19-vjeçarin Eduart Bufi që ishte bashkëpunëtor i Romario Mullait në këtë krim gjykata do të vendosë masën e arrestit ditën e nesërme. Dy të rinjtë u denonuan dy ditë më parë nga nëna e të dhunuarit akuzë që u përforcua pas marrjes në pyetje të të miturit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›