E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet nuk mund te nderrojne dege

Te pakenaqurit, duhet t’u nenshtrohen provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore, si gjithe te tjeret

Studentet qe duan te nderrojne fakultetin, nuk mund ta bejne nje gje te tille me ane te nje kerkese te thjeshte drejtuar fakultetit ku deshirojne te vazhdojne studimet, si dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Sipas burimeve nga kjo e fundit, ata duhet t’u nenshtrohen edhe nje here provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore. Kesisoj, atyre nuk do t’u njihet me viti ne te cilin jane aktualisht, madje as provimet me zgjedhje. Gjithcka do te nise nga fillimi per kete kategori, e cila nuk eshte e kenaqur me degen qe ka aktualisht. Vitet e meparshme nje gje e tille nuk ndodhte, madje kishte lende te cilat njiheshin edhe ne fakultetin e ri ku studenti deshironte te vazhdonte studimet, nese ato ishin te njejta.

Procedurat

Burime nga drejtoria e Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences bejne me dije se te gjithe ata qe duan te ndryshojne degen, duhet te heqin dore nga dega ku jane, dhe te japin provime te tjera. Ata barazohen me te gjithe maturantet qe nuk kane konkurruar ndonjehere, per faktin se cdo dege, ka specifiken e vet te lendeve me zgjedhje. Interesimet nga ana e maturanteve kane qene te shumta per kete fakt. Keshtu, ata kane kerkuar nese mund te bejne ndonje kerkese me shkrim drejtuar fakultetit ku duan te vazhdojne studimet, si dhe Ministrise se Arsimit dhe e Shkences. Ndersa kjo e fundit u ka komunikuar se dhenia rishtas e provimeve me zgjedhje, do ta mundesonte nje gje te tille. Deri para pak kohesh, nje student qe donte te nderronte degen mjaftonte qe te bente nje kerkese dhe gjithcka zgjidhej nese ekzistonte mundesia. Sipas procedurave te meparshme, studenti formulonte nje kerkese me shkrim dhe nese dega ku ai donte te vazhdonte studimet ishte e perafert me ate ku studionte ne ato momente, atehere behej njohja e lendeve qe studenti kishte dhene. Kesisoj, shmangej dhenia per se dyti e lendeve te ngjashme ose te njejta. Por tani, studentet te cilet jane merzitur me degen aktuale, duhet te provojne edhe nje here dijet e tyre. Dhe kjo eshte rruga drejt te fituarit te deges se preferuar.

Matura

Pas perfundimit te provimeve te Matures, ne baze te pikeve te marra, Ministria do te percaktoje edhe degen, fakultetin apo universitetin ku je shpallur fitues. Nese refuzon te ndjekesh studimet ne degen perkatese, atehere rrezikon te mbetesh pa shkolle te larte, dhe duhet t’i nenshtrohesh serish Matures vitin e ardhshem. Sipas specialisteve, kjo eshte bere per te shmangur problemet qe linden vitet e meparshme, ku shume dege mbeten te zbuluara, per shkak se regjistrimi i fituesve u be me disa raunde. Se bashku me formularin qe kane dorezuar neper shkolla, te rinjte kane zgjedhur sipas rendit preferencial 10 dege, ku deshirojne te nisin studimet e larta. Pas perfundimit te te gjithe procesit te Matures, ne varesi te pikeve te marra dhe te preferences se kandidateve, do te percaktohet edhe dega dhe universiteti se ku ai rezulton fitues. Nese kandidati nuk paraqitet per t’u regjistruar ne kete dege, atehere ai digjet dhe per te fituar statusin e studentit i duhet te prese Maturen e vitit pasardhes qe te konkurroje serish. E thene me qarte, studentet qe kane piket maksimale do te shkojne ne fakultetet e Tiranes, dhe ata qe vijne me pas do te shperndahen ne universitetet e rretheve.

Studentet: Ky eshte diskriminim

E vetmja fjale qe u ka ardhur ndermend maturanteve teksa kane marre pergjigje negative ndaj kerkeses per te nderruar degen, ka qene fjala “diskriminim”. Sipas tyre nuk eshte aspak e drejte qe atyre t’u mohohet shansi per te provuar edhe nje here veten me qellim qe te ndjekin studimet ne nje dege me te mire dhe per me teper qe te favorizoje studentin ne tregun e punes. Keshtu, ata mbetet qe te vazhdojne studimet ne degen ku kane fituar vjet, ose te ngelen fare pa shkolle.

L.Ndoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›