E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat e krimit. Arrestohen ne Korce kater persona

Policia e Korçës ka ndaluar katër persona pas një hetimi 3 mujor nën akuzën e falsifikimit të dokumentave biometrike të identifikimit. Grupi i falsifikatorëve kundrejt shumave nga 2-3 mijë euro iu siguronin personave me precedent krimanalë dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur lirshëm duke bashkëpunuar me punonjës të zyrës së pasaportave në vjedhjen e identiteve.

"Janë arrestuar Artur Feto 36 vjec, Relisi Mulla 27 vjec,specialist i IT pranë firmës ALEAT të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, Armant Cenolli, 210 vjeç me detyrë operator aplikimi pranë kompanisë ALEAT në komunën e Libonikut Korçë  dhe Setki Mulla, babai i Relisit , 57- vjeç , petagog iI Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer aktivitetin kriminal si më poshtë: Shtetasi Artur Feto pasi gjente shtetas të cilët kishin probleme me ligjin në vende të ndryshme evropiane të interesuar për ndryshimin e gjeneraliteteve iu garantonte nxjerrjen e pasaportave biometrike me të dhëna të shtetasve të tjerë, por pa problem”- tha Zëdhënësja e policisë së Korçës, Eftiola Kacorri.
                
Për të katër personat është marrë masa e sigurisë nga gjykata e faktit arrest me burg dhe ka filluar hetimi  per veprat penale te falsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave ose vizave, ndihmë per kalim te paligjshem te kufirit dhe “ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike,  vepra keto te kryera ne bashkepunimi.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›