E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane plagos nje 30- vjecar. Ne kerkim i riu

Një 30-vjeçar, u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:40 në në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku  Arben Qemal Bici u qëllua nga 20- vjeçari Xh. Bajollari pas një konflikti për motive të dobta.  I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku pas mjekimit të marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pas siguriit dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes nga forcat e komisariatit nr. 2, oficerë të policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda si dhe ekspertë kriminalistë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e kalibrit 7,62 mm, model 54. Policia ka shpallur në kërkim 20- vjeçarin Bajollari, ndaj tij rëndojnë akuzat për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›